Ekokardiograma (EKO e zemrës)

  • 26/07/2015

 kontroll2

Çfarë është Ekocardiograma Transthoraksit e (Ekogram, Eko e zemrës, Echo)?

Ekokardiograma përdor valët ultratinguj për të prodhuar imazhe të lëvizshme të zemrës suaj që lejojnë të vlerësojmë shëndetin e zëmrës suaj.

Si të përgatitem për një eko ?

Nuk kërkohet parapërgatitje speciale për një eko zemre. Sidoqoftë është mirë të keni veshje që lejojnë akses në krahërorin tuaj. Ju mund të hani dhe pini normalisht dhe gjithashtu nëse pini barna do ti vazhdoni ti pini ato normalisht përveç rasteve kur mjeku ynë e specifikon ndryshe
Testimi mund të zgjasë për rreth 30 minuta.

Çfarë ndodh gjatë testimit ?

ekokardiogramaGjatë testimit do të kërkohet të hiqen veshjet që mbulojnë krahërorin. Disa elektroda mund të ngjiten në krahëror gjatë testimit për të analizuar edhe rezultatin e ritmit kardiak.
Gjatë testimit ju do të shtriheni në mënyrë të rehatshme në krevat. Nga koha në kohë  mund tju kërkohët të lëvizni në pozicione të ndryshme.

Një sondë e vogël do të vendoset me kujdes në disa pozicione në krahëror, për të përfituar imazhet e zemrës në kohë reale. Meqë valët zanore nuk kalojnë kollaj në ajër një xhel mund të aplikohet ndërmjet sondës dhe kraharorit për të përmirësuar kalimin e valëve dhe për pasojë imazhe më të mira të zemrës.
Meqë sonda do të lëvizë sipër zemrës ju mund të dëgjoni një zhurmë të veçantë. Kjo zhurmë ka të bëjë dhe pasqyron lëvizjet e gjakut brenda zemrës suaj.
Gjithë informacioni i mësipërm do të grumbullohet dhe elektroda dhe xheli do te hiqen.

Çfarë rreziqesh ka ky test?

Ekokardiograma nuk ka rreziqe te ditura.

Çfarë ndodh pas testit ?

Imazhet me ultratinguj do të regjistrohen dhe do të kontrollohen nga kardiologu. Ai është i specializuar në analizimin e rezultateve dhe imazheve për përcaktimin e diagnozës së saktë nëse ka probleme. Kardiologu do të interpretojë imazhet dhe do të japë përfundimin mbi rezultatet e testimit.

 

 

 

Të Gjitha të drejtat të rezervuara. Krijuar nga www.webstore.al