Elektrokardiograma (EKG)

  • 26/07/2015

Çfarë është Elektrokardiograma (EKG)

Një Elektrokardiogramë (EKG) regjistron rrymën dhe aktivitetin elektrik të zemrës.

asds

Si të parapërgatitem për testin ?

Nuk kërkohen parapërgatitje të veçanta për këtë test. Ju mund të vini si jen, të hani dhe të pini normalisht. Nëse merrni mjekime, ju mund të vazhdoni ti merrni ato normalisht para testit përveç rasteve që mjeku ynë e specifikon ndryshe.

Çfarë ndodh gjatë testimit?

Testimi zgjat rreth 10 min ( por kontrolli juaj zgjat më shumë në varësi të problematikës dhe rezultatit të testimit
Ju do të shoqëroheni në dhomën e EKG nga mjekët tanë nga ku në kraharorin tuaj do tju vendosen disa ngjitësa të vogla elektroda të cilat regjistrojnë aktivitetin e zemrës suaj.
Disa ngjitëse te tjera mund të vendosen gjithashtu në krahët tuaj.
Gjatë kësaj kohe EKG do të regjistrojë aktivitetin dhe regjistrojë në letër për secilën nga ngjitëset sensor rezultatin që vjen nga kjo e fundit.
Me tu ngjitur ngjitëset aktiviteti EKG do të regjistrohet në letra grafike.
Ju nuk do të ndjeni gjë gjatë regjistrimit dhe analizës së EKG.

Çfarë ndodh pas testit?

Regjistrimet e EKG do të merren dhe kontrollohen nga kardiologu ynë për ti lexuar dhe analizuar. Ai do të interpretojë këto regjistrime dhe atëherë do të raportojë në bazë të rezultateve dhe këshillojë për analiza të tjera apo veprime në bazë të përfundimeve që dalin nga testi.

 

Të Gjitha të drejtat të rezervuara. Krijuar nga www.webstore.al