Prova Ushtrimore

  • 26/07/2015

prova ushtrimore

Përse kam nevojë për një provë ushtrimore ?

Testimi i tensionit nën ushtrimin e një veprimtarie të lodhshme ndihmon mjekët tanë të gjejnë nëse dhe se sa është e aftë zemra juaj për të përballuar punën. EKG-ja mund të tregojë nëse zemra juaj ka mangësi në rrjedhjen e gjakut apo ka rrahje jo normale gjatë ushtrimit. Ky testim gjithashtu specifikon dhe qartëson mjekët tanë në marrjen e një vendimi nëse zemra juaj është në rregull apo ka nevojë ende për testime te tjera dhe jep një vlerësim të mirë të gjendjes në të cilën ndodhet zemra juaj.

Si të përgatitem para testimit?

Nëse merrni mjekime, vazhdoni ti merrni normalisht, përveç rasteve kur mjekët tanë e specifikojnë ndryshe.

Vishni rroba të rehatshme dhe të lirshme të ndara bluza e pantallona. Vishni këpucë të sheshta të rehatshme të cilat nuk do të rrëshqasin kur ju ecni ( nëse do kryeni provën në tapet dhe jo atë në biçikletë)
Është mirë të mos keni ngrënë dhe të mos keni pirë shumë lëngje një orë para testimit, kjo për të lehtësuar mundësinë e kryerjes së një aktiviteti fizik.

Sa kohë do të zgjasë testimi?

Prova ushtrimore do të zgjasë 30 minuta, por koha e qëndrimit në klinikë mund të jetë më e gjatë në varësi të

rezultateve dhe testimeve të tjera që mund të kërkohen.

Çfarë ndodh gjatë testimit?

Ju do të shoqëroheni në dhomën ku kryhet prova ushtrimore nga kardiologët tanë dhe mjekët që asistojnë.

Aty mund të pyeteni nga kardiologu, me pyetje rutinë të vlefshme për mbarëvajtjen e testimit dhe me këshillat për testimin.

Në krahërorin tuaj do të vendosen disa ngjitëse të vogla të pajisura në brendësi me disa sensorë elektroda.

Elektrodat janë të lidhura pajisjen dhe një monitor i cili paraqit me grafikë efektet e menjëhershme të aktivitetit elektrik në zemrën tuaj. Ju gjithashtu do të vishni në krahë pajisje që matin tensionin gjatë kohës së provës ushtrimore.

Fillimisht do të merren rezultatet e analizave për ritmin EKG dhe Tensionin në kohën qe ju jeni të qetë. Më tej do tju kërkohet të ecni në tapet ose biçikletë. Çdo tre minuta kardiologu do të rritë shpejtësinë dhe këndin e tapetit (ose biçikletës), gjë që do tju bëjë të ndiheni sikur po ecni me nxitim apo po vraponi. Çdo ndryshim në tension dhe ritmin e zemrës do të regjistrohet.
Testimi do të ndalë nëse vihen re probleme gjatë ecjes si rritje e tensionit të gjakut, probleme qe shfaqen në monitorin e ritmit të zemrës (EKG), dhimbje gjoksi, dhimbje këmbësh, problem frymëmarrjeje.

Që testimi të jetë i efektshëm në kapjen e problemeve koronare dhe arteriale, zemra juaj duhet të rritë aktivitetin 85-90% , në normat më të larta të rrahjeve të zemrës (220 minus moshën në vite)

Pasi përfundon testimi, presioni i gjakut, dhe ritmi i zemrës do të vazhdojë të monitorohet deri sa të kthehet normal.
Mjekët tanë do të mbikqyrin gjithë proçesin për të shmangur çdo rrezik që vjen nga aktiviteti fizik i pacientit.

Çfarë ndodh pas testimit?

Ju mund të hani dhe pini rregullisht.

Regjistrimet e ushtrimit do të analizohen nga kardiologu ynë i cili është i trajnuar posaçërisht në leximin dhe interpretimin e këtyre rezultateve, i cili do të vendosë në bazë të rezultateve nëse ka nevojë për kura, apo këshillat e duhura për të dhënë.

 

 

Të Gjitha të drejtat të rezervuara. Krijuar nga www.webstore.al