Staf i specializuar
Aparatura të gjeneratës së fundit
Diagnozë e saktë
Kujdes i vazhdueshëm
STAFI YNË ËSHTË PIKA JONË E FORTË

Ne besojmë se teknologjia nuk zëvendëson mjekun — ajo e fuqizon atë.

Çdo rrahje e zemrës është e çmuar. Prandaj në Klinikën Kardiologjike Austriake kemi krijuar një hapësirë ku çdo shërbim kardiologjik gjendet pranë jush. Nga diagnostikimi i hershëm te trajtimi i specializuar – kujdesi për zemrën tuaj është misioni ynë i përditshëm

Kështu, ju merrni kujdesin më të mirë, më të përpiktë dhe më njerëzor në të njëjtën kohë
r848
Dr. Taulant Gishto
Çdo test, çdo analizë, çdo matje, për të garantuar që çdo rezultat është i saktë dhe çdo vendim mjekësor është i sigurt.
r87
Monitorim i avancuar i zemrës.
Holter ritmi dixhital 24 orësh

Aparaturë e dixhitalizuar me 12 kanale e cila siguron regjistrimin 24 orësh të ritmit të zemrës si edhe skanimin e gjithë materialit të mbledhur duke krijuar mundësinë e një filtrimi të qartë të gjithë problemeve të kostatuara nga holteri.

Rekomandohet në ndjesinë e palpitacioneve, në vlerësimin e episodeve intermitente të aritmive, në vlerësimin e gjëndjeve sinkopale apo të fiktit me origjine kardiake, në vlerësimin e çrregullimeve të përçimit, në vlerësimin e pauzave në zemër, në vlerësimin e efikasitetit të mjekimit me antiaritmike etj.

R72
Kontrolloni zemrën tuaj gjatë aktivitetit fizik
Prova ushtrimore me tapet ose biçikletë
Klinika kardiologjike Austriake i disponon të dy format e provës ushtrimore si formën me tapet ashtu edhe ate me biçiklete duke ja lënë në dorë zgjedhjes së pacientit në varësi të vështirësisë individuale.
 
Të dy format e provës ushtrimore janë me teknologjinë wireless duke krijuar më shumë pavarësi të pacientit nga aparatura si dhe duke marrë sa me pak artefakte të cilat janë vendimtare në marrjen e një egzaminimi sa më thjesht të deshifrueshëm si dhe duke shkuar kështu një hap më afër diagnozës.
 
 
r48
Aktiviteti elektrik i zemrës
Elektrokardiogramë (EKG)

Testimi zgjat rreth 10 min ( por kontrolli juaj zgjat më shumë në varësi të problematikës dhe rezultatit të testimit Ju do të shoqëroheni në dhomën e EKG nga mjekët tanë nga ku në kraharorin tuaj do tju vendosen disa ngjitësa të vogla elektroda të cilat regjistrojnë aktivitetin e zemrës suaj.

Disa ngjitëse te tjera mund të vendosen gjithashtu në krahët tuaj. Gjatë kësaj kohe EKG do të regjistrojë aktivitetin dhe regjistrojë në letër për secilën nga ngjitëset sensor rezultatin që vjen nga kjo e fundit.

Me tu ngjitur ngjitëset aktiviteti EKG do të regjistrohet në letra grafike. Ju nuk do të ndjeni gjë gjatë regjistrimit dhe analizës së EKG.

r77
Saktësi që bën diferencën
Eko Kardiake 3D

Zemra është një mrekulli që punon pa pushim – dhe për ta kuptuar më mirë, ne përdorim teknologjinë më të avancuar. EKO Kardiake 3D e Philips na jep pamje të gjalla të zemrës suaj, duke treguar me detaje dhomat, valvulat dhe muret e saj.

Kjo na lejon të vendosim diagnoza të sakta dhe të kujdesemi për shëndetin e zemrës suaj me besim dhe përpikmëri.

r485
Monitorim dixhital i tensionit arterial.
Holter Tensioni dixhitalizuar 24h
Aparaturë 24 orëshe për monitorimin e tensionit arterial. 
Kjo aparature siguron grafikun dixhital të gjithë matjeve të marra si dhe analizën statistikore të shprehur në përqindje të vlerave normale dhe jonormale gjatë gjithë 24 orëshit si edhe gjatë orëve të ditës dhe natës.
Ky egzaminim është shumë i dobishëm në rastin e tensionit të induktuar nga prania e ekipit mjeksor, tensionit të fshehte, tensionit me stad të papërcaktuar, tensionit të shfaqur në paciente me moshë të re, hipertonisë rezistente si dhe hipertonisë nokturne (të natës).
 
 
INOVACION NË TEKNOLOGJI DIAGNOSTIKUESE

Teknologji diagnostikuese moderne

Në Klinikën Kardiologjike Austriake, çdo ekzaminim realizohet me aparatura të avancuara dixhitale, që sigurojnë diagnostikim të saktë, të shpejtë dhe të besueshëm.
Ne përdorim teknologjinë si mjet për të parë më thellë, për të analizuar më qartë dhe për të kuptuar më saktë gjendjen e zemrës suaj.

r181
Në klinikën tonë, aparaturat më të avancuara janë në shërbim të asaj që ka më shumë rëndësi — zemrës suaj. — shëndetit tuaj.
Klinika kardiologjike austriake

Zemra Juaj, Prioriteti Ynë

Ne ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh diagnostikuese dhe laboratorike në fushën e kardiologjisë, të mbështetura nga teknologjia më e avancuar dhe një staf i specializuar sipas protokolleve mjekësore të Austrisë.

Analiza Laboratorike të detajuara e me rezultat të sigurtëme teknologji të fundit, të sigurtë.me protokolli laboratorik austriak preciz.

Scroll