Aparaturë 24 orëshe për monitorimin e tensionit arterial. Nëpërmjet kësaj aparature sigurohet matja kronike e tensionit arterial sipas programimit që realizohet nga ana jonë me intervale të percaktuara ne varësi të eksplorimit që kërkohet.
Kjo aparature siguron grafikun dixhital të gjithë matjeve të marra si dhe analizën statistikore të shprehur në përqindje të vlerave normale dhe jonormale gjatë gjithë 24 orëshit si edhe gjatë orëve të ditës dhe natës.
Ky egzaminim është shumë i dobishëm në rastin e tensionit të bluzave
të bardha apo tensionit të induktuar nga prania e ekipit mjeksor, tensionit të fshehte, tensionit me stad të papërcaktuar, tensionit të shfaqur në paciente me
moshë të re, hipertonisë rezistente si dhe hipertonisë nokturne (të natës).